Ishte një nga futbollistët e parë që u afruar që kur në pankinën e Interit u ul Antonio Conte, por austriaku Valentino Lazaro nuk ia ka dalë të ambientohet me kampionatin italian dhe në ato pak shanse që i janë dhënë, nuk ka bindur aspak.
Conte nuk e sheh si titullar dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit i kanë bërë me dije menaxherit se mirëpresin ofertat në drejtim të lojtarit, për të mos e mbajtur vazhdimisht në pankinë.
Së fundi për Lazaro ka shfaqur interes Newcastle, që është gati të paguajë dy milionë euro për huazimin dhe të ruajë të drejtën e blerjes për 20 milionë euro të tjera.
Sipas mediave austriake, menaxheri i anësorit austriak ka fluturuar për në Angli, ku po diskuton nga afër me drejtuesit e “qymyrxhinjve”, ndërsa nga momenti në moment priten zhvillime të reja.