Agjenti i Diego Laxalt pohon se nuk ka asnjë preferencë midis Italisë apo jashtë vendit, për sa kohë që është një klub i madh, pasi lojtari është gati të largohet nga Milano.
Anësori uruguaian u transferua në vitin e kaluar nga Genoa për 14 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën, por ai kishte vetëm 29 paraqitje gjatë gjithë sezonit.
Lojtari 26-vjeçar tashmë është takuar me Marco Giampaolon që i ka bërë me dije se nuk është në planet e tij për sezonin e ri.
“Ende nuk ka asnjë lajm, por të martën pasdite kemi një takim të planifikuar në Casa Milan për të biseduar me drejtorët e kuqezinjve”, ka thënë agjenti Ariel Krasouski për Milannews.it.