Moksë, 17 tetor – Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov dhe kolegu i tij iranian Mohamed Xhavad Zarif kanë biseduar për gjendjen në Sirinë verilindore, ku është në vijim është invazioni turk dhe kanë shprehur gatishmëri të ndihmojnë që të zgjidhet me bisedime, bëri të ditur sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
Edhe Lavrovi dhe Zarifi deklaruan se nevojitet të arrihet stabilizim afatgjatë në anën lindore të lumit Eufrat përmes “dialogut midis Damaskut dhe Ankarasë, si dhe midis autoriteteve siriane dhe përfaqësuesve të kurdëve sirianë”.
Ata theksuan se Rusia dhe Irani janë të gatshme të ndihmojnë në ato kontakte.