Moska do të jetë e gatshme për vazhdimin e trasës së gazsjellësit “Rrjedha turke” drejt Evropës, madje pasi të marrë garanca nga BE-ja se edhe ky projekt nuk do ta përjetojë fatin e “Rrjedhës Jugore”, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov në intervistë për gazetën “Srpski Telegraf”.
Lavrov thekson se gjiganti rus “Gazprom” shqyrton dy variante të mundshme për vazhdimin e “Rrjedhës turke” drejt konsumatorëve – një përmes Bullgarislë dhe Serbisë, ndërsa e dyta përmes Greqisë dhe Italisë.
“Tani shqyrtohen mundësi të ndryshme për vazhdimin e gazsjellësit në territorin evropian, duke përfshirë edhe përmes rutës Bullgari – Serbi – Hungari deri në Baumgarten, Austri”, thotë Lavrov , duke shtuar se Moska e ka mësuar mësimin nga gazsjellësi “Rrjedha jugore” dhe nuk dëshiron që kjo të përsësitet.
Projekti për ndërtimin e gazsjellësit Rrjedha jugore” nga Rusia përmes Detit të Zi deri te bregu bullgar dështoi, kur Bullgaria është tërhequr nga ai nën presion të Brukselit