Tentimet e shteteve perëndimore ta detyrojnë Rusinë të pranojë diktatin e SHBA-ve dhe aleatëve të saj janë të dënuar në dështim, ka thënë ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Në tubimin kushtuar Ditës së diplomatëve në Moskë, ai mbrëmë tha se Perëndimi disa herë e ka demonstruar obsesionin e saj me supremacinë ndaj të tjerëve.
Lavrov ka rikujtuar edhe në vërejtjen e diplomatit rus dhe burrështetasit Evgenij Primakov se Rusia ka marrë mirënjohje si shtet e cila i mbron interesat e saja në botën multipolare.
Ai ka thënë se SHBA-së dhe aleatëve të saj evropian kjo nuk u ka pëlqyer, por se është rrjedhë objektive e historisë.
“Ajo që na bën aq të sigurt është se vizioni jonë për mbajtjen e kontakteve ndërkombëtare në bazë të të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së KB-së dhe parimit të mbrojtjes së interesave të huaja e ka ndarë pjesën më të madhe të bashkësisë botërore, e cila është e lodhur nga lojërat gjeopolitike, sanksionet dhe shantazhet. Edhe ata, njëjtë si ne janë të interesuar për përmirësimin e gjendjes dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka shtuar Lavrov. (koha.mk)