Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov të premten do të bisedojë me përfaqësues të opozitës siriane. Zëdhënësi i MPJ-së ruse e konfirmoi takimin, por nuk është saktësuar cilat grupe opozitare do të jenë prezentë. Takimi do të mbahet dy ditë pasi dje në Kazakistan përfunduan negociatat pa ndonjë progres të konsiderueshëm.