Uashington, 11 dhjetor – Kongresi amerikan bën çdo gjë të mundshme për ta ndaluar “Rrjedhën Veriore 2” dhe “Rrjedhën turke”, por kjo nuk do u ketë sukses, deklaroi shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov në konferencën për shtyp pas vizitës së tij në Uashington.
Ai u takua me presidentin amerikan Donald Tramp, ku dyja anët vërtetuan që marrëdhëniet ndërmjet tyre duhet të vazhdojnë të zhvillohen.
Por, senatorët amerikanë kanë mendim të ndryshëm, transmeton “EA Dejli”.
“Kongresi është i kapluar nga dëshira për të bërë çdo gjë të mundshme për të rrënuar marrëdhëniet tona. Vazhdon procesi i nisur nga administrata e Obamës. Por, ne jemi të mësuar me sulme të këtilla, dimë se si të reagojmë. Ju siguroj që as “Rrjedha Veriore 2” dhe as “Rrjedha turke” nuk do të ndalojnë”, u shpreh Lavrov.
Mediat ruse rikujtojnë se Senati amerikan ditën e hënë e miratoi Buxhetin për Mbrojtje të vendit për vitin e ardhshëm, në të cilin janë parapara sanksione për pjesëmarrësit në ndërtimin e “Rrjedhës Veriore 2” dhe “Rrjedhjes turke”. Bëhet fjalë për kufizime kundrejt personave dhe kompanive që kanë lidhje me ndërtimin e gazsjellësit.
Menaxherët e kompanive janë nën kërcenim për ndalesë për hyrje në SHBA, ngrirjen e llogarive të tyre që janë nën juridiksionin e Uashingtonit dhe ndalesë për transaksione.
Ndërmarrja për të cilën me siguri do të zbatohen është ajo zvicerane “Allseas”. Kompanitë e saj si motra “Pioneering Spirit” dhe “Solitaire” dhe anijet për furnizim aktualisht po e ndërtojnë pjesën daneze të “Rrjedhës Veriore 2”.
“Arsyeja për këtë hap është që të mbyllet dritarja e mundësive. Pjesa më e madhe nga “Rrjedha Veriore” tashmë është ndërtuar”, deklaroi Xhim Riçard, shef i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit të SHBA-së. Sipas tij, sanksionet do t’i “bindin” firmat ndërtuese që të ndalojnë punën mbi projektin, mbase kufizimet amerikane “do të kushtojnë shtrenjtë”.
Një nga arsyet për aktivizimin e senatorëve është që SHBA e ka sjellë Ligjin për sanksione, që mund të zbatohet ndaj “Rrjedhës Veriore 2”, por Donald Tramp asnjëherë nuk e shfrytëzoi ndërsa sanksionet në Buxhetin për Mbrojtje parashihet se janë të detyrueshme.