SHBA-ja është ftuar në negociatat e ardhshme për konfliktin sirian në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov. Bisedimet në Astana do të mbahen nga fundi i muajit. Lavrov edhe para dy ditëve deklaroi se është e drejtë që pala amerikane të ftohet në takim dedikuar Sirisë. Ai mendon se në një mënyrë të tillë, Moska përpiqet ta konsolidojë regjimin për ndërprerjen e zjarrit dhe kontribuon në procesin për gjetjen e zgjidhjes politike. “Përgatisim takim në Astana në formatin Rusi-Turqi-Iran. Mendojmë se është e drejtë në këtë takim të ftohen edhe përfaqësuesit e KB-së dhe të administratës së re amerikane”, theksoi Lavrov.