Moskë, 13 shkurt -Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov e paralajmëroi sekretarin shtetëror amerikan Majk Pompeo se Rusia është kundër përdorimit të forcës në Venezuelë.
Siç kumtoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme, Lavrov në bisedën telefonike me Pompeon ka theksuar se Rusia është kundër çfarëdo qoftë përzierje në punët e brendshme të Venezuelës, përfshirë edhe përdorimin e fuqisë “me çfarë kanoset Uashingtoni, duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Të dy shefat të diplomacive kanë biseduar edhe për sanksionet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të helmimit të agjentit rus Sergej Skripal dhe vajzës së tij në Britani të Madhe, me ç’rast Lavrovi ka theksuar se “hapi i këtillë i pajustifikuar” nga ana e Perëndimit vetëm i përkeqëson marrëdhëniet dypalëshe dhe atmosferën e skenës globale.
Në Kumtesë theksohet se edhe Lavrovi dhe Pompeo kanë biseduar edhe për gjendjen në Siri me ç’rast janë pajtuar se nevojitet dialog për implementimin e Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të KB-së, e cila ka të me përpjekjet për arritjen e paqes në këtë vend të lindjes së afërt.