Rusia në BE nuk shikon armik, por para se gjithash fqinj dhe partner të rëndësishëm, me të cilin ka infrastrukturë të përbashkët energjetike dhe transportuese, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov.
“Për fat të keq marrëdhëniet mes Rusisë dhe BE-së për momentin nuk janë në formë të mirë. Neve na vie keq për shkak se Brukseli nuk është më i pavarur dhe ka qenë i futu në spiralën e sanksioneve antiruse pas ankesës së Uashigtonit, deklaroi Lavrov në intervistën për agjencinë gjermane të lajmeve DPA në vigjilje të vizitës së tij të nesërme në Gjermani.
Ai thekson se Moska ka qenë e befasuar “nga shpejtësia me të cilën BE-ja u dakordua që të humbë “miliarda” duke iu bashkëngjitur sanksioneve amerikane drejt Rusisë.
“Amerikanët nuk pësojnë kurrfarë humbje. Besojmë se në fund të do të mbizotërojë mendja e shëndoshë dhe do të kthehemi në rrugën e dialogut me respekt të ndërsjellë”, theksoi Lavrov.
Duke u përqendruar në marrëdhëniet ruso-amerikane, Lavrov thotë se Moska i konsideron si joserioze deklaratat e Trampit se dëshiron normalizim të raporteve mes Rusisë dhe SHBA-së.
Lavrov thekson se në 25 vitet e fundit qeveritë perëndimore janë përpjekur ta kufizojnë Rusinë, që ka arritur kulminacion me “krizën e brendshme politike në Ukrainë në vitin 2014”.
Ai në Berlin do të marrë pjesë në ceremoninë përfundimtare të manifestimit “Viti i bashkëpunimit mes qyteteve gjermane dhe ruse”, ndërsa do të ketë edhe takim me kolegun e saj gjerman Hajko Mas.
Sipas paralajmërimeve, në takim do të bëhet fjalë për marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit, për bashkëpunimin mes Rusisë dhe Gjermanisë, si dhe për më shumë tema globale, me theks të veçantë në krizën siriane.