Romë, 6 dhjetor – Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov, sot deklaroi se Rusia nuk do të hezitojë të përgjigjet ndaj çfarëdo lloj sistemimi të raketave balistike nga SHBA-ja.
“Do të kemi reagim identik, si në pasqyrë”, deklaroi Lavrov, duke precizuar se Moska do të ketë përgjigje të duhur ndaj çfarëdo hapi amerikan.
Rusia propozoi moratorium në sistemimin e projektileve bërthamore me rreze të mesme dhe të shkurtra veprimi në Evropë, prej se Marrëveshja për likuidimin e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtra veprimi e vitit 1988 edhe formalisht përfundoi në muajin gusht të këtij viti.(koha.mk)