[adning id="476476"]

Lavrov: Rusia e gatshme për mirënjohje reciproke të vaksinave me BE-në

36

Moskë, 23 korrik – Rusia është e hapur për propozimin e Bashkimit Evropian për njohjen reciproke të vaksinave kundër Kovid-19 dhe certifikatat për imunizim, deklaroi sot Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

“Kohën e fundit, Komisioni Evropian propozoi: Ejani të bisedojmë me Rusinë për njohje reciproke të vaksinave dhe certifikatave”. Ne jemi të hapur për atë dialog”, theksoi Lavrov në një seminar për politikën e jashtme ruse.

Agjencia evropiane për barna nuk ka miratuar përdorimin e vaksinës Sputnik V në vendet e Bashkimit Evropian, por Hungaria dhe Sllovakia e kanë blerë vaksinën më të njohur të koronavirusit të Rusisë.