Rusia do të insistojë që Qeveria siriane dhe kurdët sirianë të arrijnë marrëveshje dhe ta respektojnë, deklaroi shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov, transmetuan mediet britanike.
Ministri vuri re se dialogu mes Damaskut dhe kurdëve sirianë jep rezultate konkrete.
Lavrov në Soçi deklaroi se aksioni ushtarak turk në Sirinë verilindore ka mundësuar arratinë e luftëtarëve të robëruar të Shtetit Islamik.
Ai shtoi se Moska do ta mbështesë bashkëpunimin mes Turqisë dhe Sirisë në sigurinë kufitare, transmetoi BTA. Lavrov deklaroi se forcat ushtarake siriane dhe turke duhet të bashkëpunojnë në Sirinë e veriut në bazë të marrëveshjes së sigurisë nga Adana nga viti 1998. Në bazë të kësaj marrëveshje, sqaron ai, Turqia mund të kishte kryer operacione ndërkufitare të sigurisë në pjesën veriore të Sirisë, ndërsa Damasku e obligon që të ndalojë që t’iu ofrojë strehim anëtarëve të Partisë Popullore Kurde (PKK), të cilën Ankaraja e vendosi jashtë ligjit dhe e cila me dekada udhëheq luftë të armatosur kundër shtetit turk.
Lavrov kumtoi se rendi politik i situatës në Siri dhe sigurimi i sovranitetit të saj dhe tërësisë territoriale do të jetë temë kryesore gjatë vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Rusi, transmetoi Tass.
Shefi rus i diplomacisë deklaroi se SHBA-ja dhe koalicioni perëndimor i kryesuar nga ata në veri të Sirisë i kishin nxitur kurdët drejtë krijimit të institucioneve kuazishtetërore dhe konfrontimin me fiset arabe.