Moskë, 16 prill 2021 (MIA) – Rusia do të dëbojë 10 diplomatë amerikanë nga vendi, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.
“Federata Ruse do t’i publikojë sot emrat e tetë zyrtarëve amerikanë të përfshirë në listën ruse për sanksione. Rusia gjithashtu do të propozojë 10 diplomatë amerikanë të largohen nga Moska”, tha shefi i diplomacisë ruse.
Federata Ruse gjithashtu ka filluar procedurat për të përfunduar praktikën e punësimit të shtetasve rusë dhe të vendeve të treta për të shërbyer në misionet diplomatike amerikane në vend, shtoi ai.
“Federata Ruse ka reaguar pozitivisht ndaj idesë së një samiti me SHBA-në dhe për momentin i shqyrton aspektet e një takimi të tillë”, tha ministri Lavrov.
Sipas tij, akuzat amerikane për pagesa të pretenduara nga Federata Ruse ndaj talebanëve për vrasjen e ushtarëve amerikanë janë “spekulime dhe fobi”.