Moskë, 25 shtator – Ndërtimi i gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2” u bë çështje nderi për Gjermaninë, deklaroi shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.
“Mendoj se për ne erdhi koha që të qetësohemi për këtë çështje. Për çdo ditë e shohim se si SHBA-ja po tenton që publikisht ta nënçmojnë BE-në dhe Gjermaninë dhe se si kërkojnë që Gjermania ta lëshojë “Rrjedhën Veriore 2″ dhe të kalojë në gazin shumë më të shtrenjtë natyror. Kjo çështje, tani personalisht mendoj, u bë çështje nderi për Gjermaninë”, tha Lavrovi.
Sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo, të hënën deklaroi se Uashingtoni po formon koalicion që ta pengojë përfundimin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”.
Në fillim të shtatorit kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministri i saj i Ekonomisë, Peter Alltmaer, e shqyrtuan mundësinë për ndërprerjen e punëve në gazsjellësin “Rrjedha Veriore 2” nga Rusia drejtë Gjermanisë, si pjesë e vendosjes së sanksioneve kundër Moskës për shkak të helmimit të opozitarit Aleksej Navallni.
Kancelari austriak Sebastian Kurc pastaj tha se nuk duhet të lidhen helmimi i kritikëve të Qeverisë ruse dhe gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”.
“Rrjedha Veriore 2” duhet ta ndajë kapacitetin e “Rrjedhës Veriore 1” ekzistuese, gazsjellës nga Rusia në Gjermani. Pritet që të fillojë me punë nga java e ardhshme, sepse janë përfunduar më shumë se 90 për qind e punëve ndërtimore.