Osaka, 28 qershor – Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Tramp janë dakord se gjendja e tensionuar e ndërlidhur me Iranin duhet të zgjidhet me mjete politike dhe diplomatike, deklaroi sot shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, pas takimit me dy liderët në margjinat e Samitit të G-20 që po mbahet në Osaka, transmeton KOHA.
Lavrov theksoi se në takimin e sotëm, Putin dhe Tramp ksnë biseduar për shumë çështje ndërkombëtare, mes të cilave edhe ato të ndërlidhura me Sirinë dhe Hungarinë, por vëmendje e veçantë i kanë kushtuar Iranit në kontekst të gjendjes aktuale rreth Marrëveshjes për programin bërthamor iranian dhe ngjarjet në Ishullin Oman.
“Situata është e vështirë, por dy presidentët konfirmuan se duan të gjejnë zgjidhje diplomatike për këtë situatë”, theksoi Lavrov.
Ai me këtë rast e përsëriti propozimin rus për përforcim të lidhjeve mes Iranit dhe vendeve arabe nga rajoni i Gadishullit Persian me ndihmën e anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurisë të KB-së dhe organizatave tjera rajonale dhe ndërkombëtare.
Ndërkaq, samiti i sotëm ruso-amerikan në Osaka ishte takimi i parë i dy presidentëve, pasi që Tramp i anuloi bisedimet me Putinin, që është dashur të mbahen në Argjentinë në margjinat e samitit të G-20 vitin e kaluar në dhjetor. Që atëherë, Putin dhe Tramp vetëm një herë biseduan në telefon edhe atë muajin e kaluar.(koha.mk)