Moskë, 21 janar – Planet e NATO-s që t’i shpall hapësirën dhe kiber hapësirën si fushë të sajën operative e minojnë sistemin global për stabilitet strategjik, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov në takimin e sotëm në Këshillin rus për punë ndërkombëtare, transmeton gazeta KOHA.
Ai i theksoi filmat qëllimi i të cilëve është që t’i rrisin tensionet në sferën e stabilitetit strategjik dhe armën bërthamore dhe theksoi se NATO-ja fillon lojë të rrezikshme me shpalljen e hapësirës dhe kiber hapësirës si fusha të veta operative.
“Disa individë të Perëndimit vazhdojnë të udhëhiqen jo vetëm nga logjika e djeshme, por nga logjika e ditës paraprake, me qëllim që ta kthejnë dominimin e mëparshëm të vet global në shumë aktivitetet agresive”, ka thënë Lavrov.
Ai vlerësoi se situata me stabilitetin strategjik global tani është nën sulm.
“Amerikanë shkatërruan dy nga tre marrëveshjet më të rëndësishme – Marrëveshjen për kufizimin e sistemit të mbrojtjes kundër-raketore dhe Marrëveshjen për ndalesë të raketave nga arritja e mesme dhe e shkurtër, ndërsa ardhmëria e marrëveshjes së re START mbetet e pasigurt, edhe pse është mjeti i fundit në sferën e stabilitetit strategjik”, tha Lavrov.
A theksoi se Rusia disa herë i ka dërguar Uashingtonit iniciativë për vazhdimin e marrëveshjes dhe se presidenti Vlladimir Putin ka thënë se ajo ende është në tryezë, por kanë mbetur pa përgjigje.(koha.mk)