Moskë, 16 janar -Rusia nuk është kundër emrit të ri të Maqedonisë, as kundër marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë rreth emrit, por pyet sa është legjitim ky proces, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov në konferencën e sotme për shtyp në Moskë në të cilën i ka prezantuar rezultatet e punës së diplomacisë ruse në vitin 2018.
Në konferencë për shtyp Lavrovi tha se Rusia e parashtron pyetjen në të cilën masë marrëveshja për emrin e Maqedonisë është rezultat i synimeve të të dyja vendeve dhe popujve të të dyja vendeve të gjejnë zgjidhje dhe kompromis, ndërsa në cilën masë është rezultat i “përpjekjeve të SHBA-së që të gjitha vendet e Ballkanit t’i fusin në NATO”, sa është e mundur më shpejt dhe të ndalohet çdo ndikim i Rusisë në rajon.
Sipas Lavrovit, emri i Maqedonisë nuk është zgjidhur në nivelin që e kërkon Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.
Lavrovi ka theksuar se mënyra në të cilën ishte dakorduar emri i ri i Maqedonisë ka tendencë që SHBA-ja dhe aleatët e saj të ngushtë që respektimi i të drejtës ndërkombëtare të përdoret “një set të rregullave”.
“Në vend të qasjes së drejtë, që nënkupton miratim të ligjeve që do të nënshkruhen nga ana e presidentit të Republikës së Maqedonisë, zbatohet qasje e padrejtë, por qasje të rregullave. Është shpikur rregulla, sipas së cilës, krahas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, vendimi të mund të nënshkruhet në nivel të ministrit, e jo në nivel të presidentit”, tha Lavrov.
Sipas tij, qëllimi i kësaj qasje është që të gjitha vendet e Ballkanit, sa është e mundur më shpejt të hyjnë në NATO, me ndihmën e “Rregullave centrike të NATO-s”.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe shefi i diplomacisë Sergej Lavrov nesër vijnë për vizitë njëditore në Beograd.