Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha gazetarëve sot se Rusia me kënaqësi do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të qeverisë së re të Afganistanit, nëse është përfaqësuese.
“Ne duam të mbështesim procesin e formimit të një qeverie, e cila do të përfaqësohet nga i gjithë spektri i shoqërisë afgane, përfshirë talebanët dhe grupet e tjera etnike, jo vetëm pashtunët, por edhe Uzbekët, Khazarët, Taxhikët. Vetëm të tillë një qeveri përfaqësuese do të jetë në gjendje të sigurojë një kalim të qëndrueshëm në jetën e re. Nëse është kështu, ne do të jemi të lumtur të marrim pjesë në një ceremoni të tillë së bashku me vendet e tjera të ftuara, të cilat ndikojnë në situatën në këtë vend”, tha Lavrov.
Siç tha sot zëdhënësi i talibanëve i rrjetit televiziv Al Jazeera, talebanët kanë ftuar Rusinë, Turqinë, Kinën, Iranin, Pakistanin dhe Katarin të marrin pjesë në përurimin e qeverisë së re afgane.