Moskë, 17 dhjetor – Autoritetet ukrainase përgatisin provokim të armatosur në kufirin me Krimenë në dhjetë ditët e fundit të dhjetorit, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.
“Presidenti ukrainas Petro Poroshenko planifikon provokim të armatosur në kufirin me Rusinë, në kufirin me Krimenë, gjatë dhjetë ditëve të fundit të dhjetorit”, theksoi Lavrov.
Ai shtoi se Rusia do t’i kundërpërgjigjet Ukrainës nëse vjen deri në provokime.
“Do të pendohen për atë. ky është shteti ynë, kufiri ynë. Nuk do të lejojmë t’i mbrojë interesat e veta në mënyrë konsekuent për të dhe t’i shkelë ato të drejta”, tha Lavrov.
Ai theksoi se sipas të dhënave te të cilat kanë ardhur autoritetet ruse, Poroshenko “planifikon provokim në koordinim me sponsorët e vet perëndimorë”, dhe se Rusia vazhdimisht po përballet me provokime nga Kievi zyrtar.
“Shërbimet tona kompetente punojnë gjithçka që nevojitet që t’i zbulojnë këto tentime”, potencoi Lavrov.