Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov shpreson se NATO është mjaftë e zgjuar për të parandaluar në një luftë në përmase të gjëra Por, ai paralajmëroi se rreziku i incidenteve të padëshirueshme ka evoluar si mungesë e dialogut normal me Rusinë.
Në një intervistë me “RT Francën”, duke u përgjigjur në pyetjen ” se vallë ushtrimet e NATO-s në Evropë janë një kërcënim i një lufte të tretë botërore,” ai u përgjigje se besoj çdokush do të jetë i zgjuar për të penguar një gjë të tillë. Megjithatë ai nuk e ka fshehur brengën e tyre për mungesën e plotë të cfardo lloj dialogu mes NATO dhe ushtrisë Ruse. Në intervistën për televizionin Francës, njeriu i parë i diplomacisë ruse ka thënë se përveç çështjes së Ukrainës, përfaqësuesit e NATO nuk kanë qenë të gatshëm të bisedojnë për asnjë temë tjetër