Në bisedë telefonike midis ministrave të punëve të jashtme të Rusisë dhe Turqisë, Sergej Lavrov dhe Mevlut Çaushoglu ishte potencuar se nuk ka alternativë për zgjidhje të qetë të gjendjes në Nagorno-Karabah.
“Në suaza të kontakteve të rregullta ruse-turke në nivel më të lartë ata biseduan për situatën në Nagorno Karabah. Ministrat theksuan se nuk ka alternativë për zgjidhje të qetë të problemit”, publikoi Ministria ruse e Punëve të jashtme.
Lavrov dhe Çaushoglu potencuan se duhet rreptësisht të respektohen dispozitat e Marrëveshjes së Moskës për ndërprerje të zjarrit.
“E domosdoshme është ndërprerja urgjente e zjarrit në rajon me miratim të mekanizmave kontrollues për zbatimin e tij”, theksuan dy ministrat.