Moskë, 9 nëntor – Në Moskë sot mbahet Konferencë për Afganistanin, e titulluar Formati i Moskës, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve afgane dhe talebanëve.
Konferencën e hapi shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov i cili theksoi se shpreson se ky takim do ta hapë rrugën drejtë bisedimeve paqësore.
Lavrov theksoi se Afganistani nuk duhet të shfrytëzohet si teren për lojëra gjeopolitike dhe se është me rëndësi të ruhet qëllimi territorial i vendit.
“Rusia është e përqendruar në ruajtjen e Afganistanit unik dhe të pandashëm, ku në paqe dhe të lumtur do të jetojnë të gjitha grupet etnike në vend. Nuk dyshoj se qasjen e këtillë e ndajnë edhe pjesëmarrësit e tjerë në Formatin e Moskës. Askush nuk duhet të mendojë për kategoritë e lojërave gjeopolitike, të cilat edhe një herë mund ta shndërrojnë Afganistanin në fushë të rivalitetit ndërmjet lojtarëve të jashtëm me pasoja të këqija për afganët dhe fqinjët e tyre”, theksoi Lavrov.
Ai shtoi se Rusia dhe partnerët e saj nga rajoni do të vazhdojnë të bëjnë përpjekje që të fillojë dialog ndërmjet Qeverisë së Afganistanit dhe përfaqësuesve të talebanëve.
“Të gjitha shtetet nga rajoni dhe bashkësia ndërkombëtare dëshirojnë të lulëzojë shtet afgan i qetë, i pavarur dhe i prosperuar, i çliruar nga terrorizmi dhe biznesi i drogës”, thekson Lavrov.
Ehsan Tahiri, zëdhënës i Këshillit të Lartë afgan për Paqe, trup i pavarur i cili i mbikëqyr përpjekjet paqësore, shprehu gatishmëri që të bisedojë me talebanët dhe kërkoi nga ta që të zgjedhin datë për fillimin e bisedimeve.
Biseduam në temën e bisedimeve të drejtpërdrejta me talebanët dhe iu ofruam që të zgjedhin vend dhe datë për fillimin e bisedimeve, theksoi Tahiri.
Ambasada e SHBA-së në Moskë dërgoi diplomat të saj që t’i mbikëqyr bisedimet.
Përpjekja e parë e Rusisë që të mbajë konferencë në shtator dështoi pasi që përfaqësuesit afgan refuzuan që të marrin pjesë. Qeveria afgane në konferencën e sotme nuk dërgoi përfaqësues të saj, por për këtë arsye marrin pjesë anëtarë të Këshillit të Lartë për Paqe, të cilat janë vendosur nga Qeveria.