Ish sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ezequiel Lavezzi, gjatë foto-sesionit për fanellat e reja të Hebei China Fortune, ka bërë një gjest jo të mirë, që është duke u komentuar nga gjitha mediat botërore.
Gjestin që bëri Lavezzi është duke u konsideruar nga vendasit si racizëm, që tashmë ka kërkuar falje edhe argjentinasi, duke shpjeguar gjithçka.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Hebei club. Kam kaluar kohë të mira këtu me shokët dhe ka qenë një aventurë e mirë. Gjithë kinezët kanë qenë të mirë me mua, shumë miqësor dhe më pëlqen jeta këtu. Kërkoi falje thellësisht për foton e bërë që ka prekur popullin kinez dhe tifozët e klubit. Do të jem më i kujdesshëm në të ardhmen”, deklaroi Lavezzi.