re barazime radhazi, të gjithë me rezultatin 1-1, kanë bërë që te Interi të shpërthejë një mini-krizë, gjë që u pa qartë edhe me nervozizmin e shfaqur nga lojtarë e staf teknik në fund të takimit të sotëm ndaj Cagliarit.
Kështu Lauytaro Martinez e humbi toruan në minutat shtesë dhe shpërtheu ashpër ndaj arbitrit Mangianello, i cili i tregoi kartonin e kuq, ndërsa tani sulmuesi argjentinas rrezikon një pezullim dy javor, çka përkthehet në humbje të derbit me Milanin më 9 Shkurt.
Edhe Antonio Conte nuk ishte më i qetë, pasi kontestoi ashpër arbitrin në përfundim të takimit dhe më pas preferoi të largohej menjëherë nga stadiumi, për të mos u ndalur para mikrofonëve të gazetarëve të pranishëm në “San Siro”.
Ndërkohë mësohet se drejtuesit e klubit zbritën menjëherë në dhomat e zhveshjes për të biseduar me futbollistët dhe për të provuar të rikthejnë qetësinë në një ambient të trazuar dhe të tronditur nga dëmtimet e rezultatet negative.
Ndeshja e radhës është të mërkurën ndaj Fiorentinës për Kupën e Italisë, një takim ku duhet fituar patjetër për të avancuar në gjysmëfinale, ndërsa në fundjavë zikaltrit do të udhëtojnë drejt Udineses, sfidë në të cilën Contre shpreson të ketë një organikë më të kompletuar.