Lautaro Martinez raportohet të jetë gati t’i nënshtrohet vizitave mjekësore te Inter në prag të transferimit të propozuar në verë. Sipas Sport Mediaset, Inter ka rënë dakord për një shumë 20 mln euro me Racing Club për të blerë Martinez, megjithëse sulmuesi ka insistuar se marrëveshja nuk është arritur. Si pasojë, 20-vjeçari pritet të bëjë raundin e parë të testeve në Argjentinë, në prag të asaj më të detajuar kur të mbërrijë në Milano. Gjithsesi, Mediaset paralajmëron se transferimi nuk do të ndodhë përpara korrikut, megjithëse pritet që gjithçka të finalizohet së shpejti. Martinez po kalon një formë të mirë , pasi ka shënuar golin e tij të 11-të 13 ndeshje të dielën ndaj Velez.