Derbi vishet zikaltër. Interi arriti të fitojë pastër me shifrat 0-3 ndaj Milanit në betejën për javën e 23-të të Serie A, duke mbajtur edhe kreun e renditjes dhe marrë tre pikë shumë të rëndësishme për garën për titullin kampion.
Lautaro shënoi në minutën e 5-të pas një asisti fantastik të Lukakut, që shfrytëzoi në maksimum një pasim perfekt të marrë nga Hakimi në prapavijë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të skuadrës së Contes .
E dyta kishte të njëjtën melodi. Lautaro shënoi sërish në minutën e 57-të dhe i dha udhë përfundimisht kësaj ndeshje. Ndërkohë Lukaku tundi rrjetën në të 66-tën dhe vulosi shifrat 3-0 dhe “shpërfytyrimin”e Milanit në derbi. Me këtë triumf Interi shkëputet me 4 pikë më shumë se kuqezinjtë në krye pas 23 raundesh.