Lautaro: Jemi Interi

11

Goli i radhës vendimtar pas atij të shënuar kundër Torinos dy turne më parë. Lautaro Martinez po rezulton gjithmonë e më tepër thelbësor duke u konfirmuar si një nga lojtarët më me vlerë të Antonio Kontes. Protagonist edhe dje kundër Sasuolos, u paraqit për mikrofonat e “DAZN” për të komentuar sfidën.

Sasuolo dukej se ju shtypte, më pas ti dhe Lukaku si zakonisht mbyllët llogaritë.

Ishte një ndeshje e rëndësishme për t’u rikuperuar për ne, për të shtuar distancën në klasifikim. Në fillimin e fazës së dytë kemi diskutuar, tani po bëjmë gjithçka që na kërkon trajneri.

Marota është shprehur se Interi është lepuri me gjahtarët që e ndjekin duke qëlluar, po ju e shikoni Interin që arratiset?

Ne duhet ta mendojmë si tani, sot ndodhemi këtu sepse jemi Interi dhe po bëjmë gjithçka për të cilën punojmë gjatë javës. Jemi të lumtur që ndodhemi në këtë pozicion dhe kështu duhet të vazhdojmë. Të dielën luhet një tjetër ndeshje ku do të duhet të vrapohet.

Pesëmbëdhjetë gola në sezon…

Për mua është ëndërr të ndodhem këtu, në një skuadër të madhe. Përpiqem gjithmonë të përmirësohem, të bëj gjithçka mirë. Duhet të vazhdoj kështu, kam besimin e shokëve, të stafit dhe duhet ta shpërblej në fushë.

Lidhur me Konten?

Jam rritur shumë me të, psikologjikisht dhe taktikisht. Falënderoj atë dhe shokët.

Në veçanti Lukakun, që ju dha asistin e pestë…

Vërtet. Më duhet t’i bëj komplimente Sasuolos, që bëri shumë zotërim topi. Jemi të lumtur për punën që po kryejmë.

Bravo edhe që ditët të vuani ndaj Sasuolos…

Ata patën një qarkullim të mirë të topit, ne u treguam të zotë të vuajmë dhe të mbrojmë në mënyrë kompakte.

Nga 23 golat e fundit, 15 janë tuajt dhe të Lukakut. Çfarë do të thotë të luash me një sulmues si ai?

Jemi të lumtur. Ndihem i kënaqur që luaj përkrah tij dhe ai që ndodhet pranë meje. Punojmë, por edhe Aleksis kur aktivizohet na përmirëson të dyve. Është një konkurrencë e shëndetshme.

Me mendjen që tani te Kaljari?

Duhet të mendojmë për Kaljarin. Sot ka qenë një ndeshje e vështirë, por duhet të rikuperojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës, që do të jetë e ndërlikuar për t’u përballuar.