Lautaro i kënaqur te Interi, zikaltrit përgatisin një surprizë për të

Ai erdhi vetëm këtë verë te Interi dhe pas miqësoreve të verës, ka luajtur vetëm 294 minuta në ndeshjet zyrtare, por duket se i ka bindur të gjithë në ambientin e klubit zikaltër.

Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez, i cili ka treguar se disponon të dhëna mjaft të mira për të trashëguar postin e Mauro Icardit, me këtë të fundit që ka shumë kërkesa në merkato dhe me shumë gjasa po luan sezonin e fundit te Interi.

Përpara se të nisej drejt Argjentinës, vetë sulmuesi dha një intervistë për Inter TV, ku tregoi se është shumë i lumtur me pjesën e parë të aventurës së tij te Interi dhe se po punon shumë për të qenë protagonist me ngjyrat e kësaj skuadre.

“Jam shumë i lumtur te Interi dhe mund t’ju them se isha vetë unë që zgjodha t’u bashkohem zikaltërve. Po punoj shumë që të ambientohem sa më shpejt dhe të marr sa më shumë minuta. Aktivizimet do të vijnë, unë thjesht duhet të jem gati të bëj më më mirën, kur të zbres në fushë”, deklaroi sulmuesi.

Mediat pranë zikaltërve raportuan po sot se drejtuesit e klubit po negociojnë me menaxherët e sulmuesit argjentinas, që të zgjasin deri në vitin 2024 kontratën me Lautaro Martinez, një dëshmi e qartë kjo e besimit të plotë ndaj aftësive të tij.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com