Karriera e saj si bukuroshe e pasarelave ka nisur shumë moti, ndoshta më shumë se një dekadë kur kosovarja që jeton në Luksemburg u zgjedh për “Miss Benelux Luxembourg-2009” që më pas, në vitin 2010 të merr pjesë ne “Miss Earth” në Vietnam, kurse në vitin 2011 përfaqëson po ashtu Luksemburgun në eventin “Mis Tourism International”. Këto janë vetëm disa nga sukseset që brenda këtyre viteve kanë ndjekur Lauretën, por për të njohur më shumë atë – lexojmë bashkë intervistën dhënë për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Si shkoi dita sot dhe pse ia vlejti ta jetoje atë?
Si çdo ditë tjetër plot motivacion e vullnet, çdo sekondë e jetoj dhe e di se ja vlen, sepse di si ta shijoj.
KOHA: Sapo ka nisur viti si e gjeti Lauretën?
Gati për gjithçka.
KOHA: Cilat janë risitë që do shoqërojnë këtë vit a do të shohim në ndonjë projekt?
Ky është viti im!
KOHA: Je një ndër emrat më të rëndësishëm të pasarelave… Po e vogël, çfarë ke dashur të bëhesh?
Kjo që jam sot.
KOHA: Cila është gjëja më e mirë që ke bërë në jetë?
Besuar dhe dashur ata që i kam ende në jetë sot.
KOHA: Po ajo që duhet ta kishe menduar më gjatë dhe për të cilën je penduar?
Që nuk i dhashë më shumë përqafime babit sa ishte gjallë…
KOHA: Çfarë keni të përbashkët ti dhe moda, që nuk qëndroni dot larg njëri-tjetrit?
Është pjesë e mendjes time dhe ndoshta kjo është ajo që na bashkon.
KOHA: Kushdo që e ka provuar televizionin, e di sa e vështirë është të jesh përditë në ekran me gjëra interesante?
Për mua jo, sepse e bëj me dashurinë më të madhe.
KOHA: A është e vështirë të jesh Laureta?
Aspak, sepse jam vetvetja.
KOHA: Ka pak apo shumë si ti?
Gjithkush është ai apo ajo në mënyrën e vet.
KOHA: Çfarë ka për të mbetur gjithmonë e pandryshuar te ti?
Aura që kam.
KOHA: Çfarë po përpiqesh të ndryshosh më shumë te vetja e nuk po ia arrin dot?
Të besoj se njerëzit s’janë siç kanë qenë dikur…
KOHA: Ti je shumë aktive në mediat sociale… Nuk lodhesh ndonjëherë duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me njerëz që i njeh e s’i njeh?
Jo e dua këtë punë, prandaj e bëj… fansat janë ata që më motivojnë.
KOHA: Kur bëhet e lodhshme kjo punë?
Atëherë kur punën që bën nuk e vlerësojnë të tjerët e ti ke ecur mbi zjarre për të…
KOHA: A ka ndonjë moment kur dëshiron thjesht, të vësh gjithçka në “off” për disa kohë?
Po kur iki në pushime larg…
KOHA: Ke tentuar ndonjëherë ta bësh?
Po e bëj shpesh.
KOHA: Të pëlqejnë udhëtimet…por çfarë pasionesh të tjera ke?
Udhëtoj më shumë se ç’duhet.