Stokholm; 1 dhjetor – Në vend të ceremonisë tradicionale, Çmimet Nobel sivjet laureatëve do t’u ndahen në atdheun e tyre, në vende të caktuara nga diplomatët suedezë. Gjithashtu do të kufizohet edhe numri i mysafirëve në pajtim me masat kufizuese lokale të vendosura për shkak të pandemisë me Kovid-19.
Zëdhënësja e Fondacionit Nobel paralajmëroi se ceremonitë do të mbahen më 7 dhe 8 dhjetor.
“Ceremonitë do të zgjasin shkurt, derisa medaljet dhe diplomat do të vendosen në tavolinë, me përdorimin e dorezave”, theksohet në kumtesën e Fondacionit.
Është paraparë që çmimet do të ndahen në vende të ndryshme, siç janë institucionet shtetërore, institucionet shkencore, rezidencat diplomatike suedeze.
Organizatorët bënë të ditur se fituesit e sivjetmë të Çmimit Nobel do të thirren në ceremoninë në vitin 2021, me supozim se deri atëherë do të normalizohet gjendja epidemiologjike.
Për herë të parë është anuluar ceremonia me rastin e Çmimit Nobel. Në vitin 1959 nuk u mbajt në shenjë të protestës për shkak të invazionit të Bashkimit Sovjetik të atëhershëm mbi Hungarinë.