Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka triumfuar në luftën për vendin e tretë të kampionatit botëror, “Marrakech” 2019. Kosovarja fitoi në kategorinë deri 63 kilogram, ku në repesazh mposhti me Ippon çeken Renata Zachovan, shkruan GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha. Kjo medalje do ta ndihmojë Fazliun në arkëtimin e pikëve të reja olimpike.
“Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror “Marrakech 2019” Laura Fazliu ka fituar medaljen më të rëndësishme në karrierën e saj. Xhudistja jonë fitoi të bronztën në kampionatin botëror për junior (U-21), që po mbahet në Marrakech të Marokut. Fazliu në luftën për të bronztën përmes repesazhit mposhti me Ippon Renata Zachovan e Republikës së Çekisë, kategoria -63 kg. Garuesja jonë fitoi pesë luftëra, ndërsa pësoi një humbje në çerekfinale. Botërori i juniorëve shërben edhe për pikë Olimpike Tokio 2020. Urime Laurës dhe gjithë komunitetit të xhudos, thuhet në postimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.