Shkup, 22 shtator – Skuadra e hendbollit Çair ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së dytë në ligën për femra. Me rezultatin e ngushtë 27-26 skuadra shqiptare u mund nga Metalurgu, ndërsa ndeshja u zhvillua të dielën në palestrën në lagjen “Autokomandë”. Ajo që e shënoi këtë ndeshje ishin përjashtimet nga loja, të cilët gjithsej ishin shtatë (të gjitha për hendbollistet e KHF ÇAIR) si dhe kishte dy kartonë të kuq, Marija Nikolovska dhe Ana Marija Boshinovska. E gjithë kjo ka shkaktuar pakënaqësi në radhët e skuadrës shqiptare sipas të cilëve kjo humbje ishte e pamerituar.
“Një humbje e pamerituar dhe e hidhur, referim skandaloz me dy lojtare të dënuara e karton të kuq dhe 14 min lojtar më pak. Arshinë të dyfishta si gjithmonë! Urime luaneshave të cilat nuk u dorëzuan deri në fund. Kthehemi më të fortë! Forca Çair!, ka shkruar në profilin e tij, trajneri i KHF ÇAIR, Basri Latifi, përcjellë gazeta Koha.mk.
Sa i përket ndeshjes vetëm në dy herë rezultati ka qenë i barabartë, 1-1 dhe 7-7, ndërsa në fundin e pjesës së parë, nikoqiret arritën krijuan epërsi prej katër golave 11-7, ndërsa kishin edhe 15-11, por në pushim shkuan me vetëm tre gola epërsi, 15-12.
Në pjesën e dytë, vashat shqiptare nuk u dorëzuan nga lufta për përmbysje. Zvogëluan epërsinë në 24-23, por në vazhdim nikoqiret përsëri u shkëputën në 27-23. Pikërisht në momentet kur KHF Çair po rikthehej në lojë, ndodhi e papritura, gjë për të cilën reaguan edhe nga klubi shqiptar. Në fakt tre hendbollistet kryesore Boshinovska dhe Nikollovska u ndëshkuan me kartonë të kuq. Megjithatë edhe përkundër kësaj, ata nuk u dorëzuan dhe arritën në një gol negativë 27-26, por për të bërë befasi nuk kishte kohë me çka edhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.
Sa i përket golashënuesve, te KHF Çair me nga dhjetë gola u veçua Anastasija Nikollovska ndërsa Rahmani shënoi gjashtë. (B.K.)