Kryetari aktual i Dibrës Ruzhdi Lata do të jetë kandidati i BDI-së për zgjedhjet lokale 2017, konfirmoi për INA-n anëtari i lartë i BDI-së, Artan Spahiu. “Kryesia e BDI-së, dega Dibër, anëtar i së cilës jam edhe unë, në një mbledhje të mbajtur para më shumë se një muaj, unanimisht vendosi që për kandidat për kryetar të Komunës së Dibrës për zgjedhjet lokale 2017, të jetë kryetari aktual, Ruzhdi Lata”, deklaroi Spahiu.