LSDM-ja flet për të drejta të punëtorëve, ndërsa në kohën e tyre mbylli 684 fabrika dhe në rrugë lanë mbi 200.000 punëtorë. Nga ata më shumë se gjysma ishin femra. Ku ishte LSDM-ja atëherë të kujdeset për punëtoret dhe familjet e tyre të cilët i lanë pa ekzistencë dhe pa kurrfarë sigurimi shëndetësor për fëmijët e tyre. Këtë e theksoi në konferencën e sotme për shtyp Bllagica Lasovska nga VMRO-DPMNE-ja duke reaguar ndaj akuzave të Magdalena Nestorovskës nga LSDM-ja.
Duket, tha ajo, nervoza në radhët e LSDM-së. “Ata heshtin dhe nuk heqin dorë nga platforma e Tiranës, por revolti i qytetarëve çdo ditë po rritet për shkak të shqetësimit nga humbja e shtetit. Pikërisht për këtë arsye LSDM-ja mban konferenca të zbrazëta për shtyp me qëllim që opinionit t’ia tërheq vëmendjen me gjoja plan për jetë, i cili pas zgjedhjeve u shndërrua në plan për shkatërrim të Maqedonisë”, tha Lasovska.
Sipas saj, Magdalena Nestorovska është tejet e ngarkuar me funksionet edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Komunën e Karposhit që ta shikojë realitetin dhe, siç tha, duhet të punojë për paratë e fituara me plasimin e lajmeve të rrejshme dhe hipokrizi.
Kujdesi për punëtorët, theksoi Lasovska, më mirë shihet edhe në pjesën e lartësisë së pagës të cilën e marrin. “Në vitin 2016 neto paga mesatare në prodhimtari të tekstilit është 15.356 denarë, në prodhimtarinë e veshjes është 12.695 denarë, ndërsa në prodhimtarinë e lëkurës dhe produkteve të ngjashme nga lëkura është 11.571 denarë. Në kohën e LSDM-së nuk ekzistonte pagë minimale. paga minimale në u vendos në vitin 2012 për herë të parë dhe ka rritje të vazhdueshme dhe për momentin është 10.080 denarë”, shtoi ajo.