Sfungjerët e kuzhinës përmbajnë më shumë baktere sesa furçat e kuzhinës, gjë që mund të jetë një mënyrë më higjienike për të pastruar enët tuaja, sipas studiuesve në Norvegji, shkroi të martën CNN. “Salmonella dhe bakteret e tjera rriten dhe mbijetojnë më mirë në sfungjer sesa në furça, arsyeja është se sfungjerët në përdorim të përditshëm nuk thahen kurrë”, ka thënë Trond Moretro, një shkencëtar në Nofima, institut norvegjez i kërkimit ushqimor. “Një sfungjer i vetëm mund të strehojë një numër më të madh bakteresh sesa që ka njerëz në Tokë”, tha Mpretro.
Ndërsa shumë baktere nuk janë të dëmshme, ato që janë – si salmonella – mund të përhapen nga sfungjerët te duart, sipërfaqet e kuzhinës dhe pajisjet dhe potencialisht t’i sëmurin njerëzit, tha ai. “Sfungjeri është i lagësht dhe grumbullon mbetje ushqimore të cilat janë gjithashtu ushqim për bakteret, duke çuar në rritjen e shpejtë të baktereve”. Ajo që i habiti më shumë studiuesit në lidhje me gjetjet e tyre ishte se nuk kishte shumë rëndësi se si njerëzit pastronin sfungjerin e tyre apo sa shpesh. Hulumtimi ishte pjesë e një projekti të mbështetur nga Bashkimi Evropian për sigurinë ushqimore.