Zahra Lari nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk arriti të kualifikohej për Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018 në patinazh artistik në mundësinë e saj të fundit të shtunën.
Në fakt ajo përfundoi e fundit nga 33 patinazhiste që garuan në Nebehorn Trophy. Por, për një femër myslimane, Lari e konsideron këtë një hap para, e jo prapa, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.
Ajo është një femër nga një shtet i Lindjes së Mesme që po ndihmon të thyen barrierat kulturore në sportet dimërore. Dhe ajo ishte gjykuar pse po patinonte dhe jo për mënyrën se si është veshur.
Lari 22-vjeçare është e vetmja që mban shami në skenën ndërkombëtare të patinazhit artistik.
Pesë vjet më parë, në garën e saj të parë të madhe në Itali, i ishin hequr pikë nga juria pasi disa anëtarë të jurisë e konsideruan mbulimin e kokës si një pjesë kostumi të cilin nuk e pëlqyen