Shumë prej nesh përballemi me një problem të vogël mirëpo tejet irritues, e që janë thinjet. Megjithëse ekzistojnë produkte të shumta komerciale që mundësojnë fshehjen e thinjave, ne do t’ju paraqesim një më metodë natyrale. Sipas mjekut amerikan Anthony Una,kjo metodë ka rezultuar mjaft e suksesshme. Merrni 2 kokrra patate dhe lajini bashkë me lëkurën. Qërojini patatet dhe lëkurën e tyre hidheni në një tenxhere së bashku me gjysmë litër ujë. Lërini të vlojnë për disa minuta dhe me lëngun e krijuar shpërlajeni kokën 2 herë në javë.