Tome Kitanovski, maqedonasi që luan për skuadrën e Kukësit, është larguar nga Tirana pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 Nëntorit. Ai është nisur drejt vendlindjes së tij, menjëherë pas lëkundjeve të forta, bën të ditur Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
Gjatë prononcimit për mediat ditën e martë, trajneri Shpëtim Duro, ka bërë me dije se lojtari maqedonas është mungesa e vetme në sfidën e radhës. Ai po ashtu ka shtuar se Kitanovski e ka përjetuar shumë keq presionin, dhe së bashku me skuadrën kanë vendosur të mos i bëjnë presion duke e lënë që ta marrë vetë ai vendimin përfundimtar.