Shkup, 14 gusht – Skënderbeu është duke humbur fizionominë e viteve të fundit. Vendimi i Gjykatës së Zvicrës që la në fuqi dënimin me 10 vite nga kompeticionet evropiane, ka sjellë “eksod” të vërtetë nga juglindja. Krahas lojtarëve të njohur dhe stafit teknik, Gazeta “Olle” në Kosovë shkruan se edhe Haris Fakiç pritet të largohet, transmeton gazet Koha.mk Drejtori sportiv nga Shkupi ishte truri i merkatos së gjithë këtyre viteve, duke sjellë arkëtime të konsiderueshme në klubin e Skënderbeut.
Ndryshe, sipas mediave kosovare KF Ballkani i Suharekës është duke punuar edhe në rifreskim të kryesisë së klubit. Për këtë klubi nga Suhareka pritet të sjell një emër të njohur në futbollin shqiptar. Mësohet se pikërisht menaxheri i njohur nga Shkupi, Haris Fakiç, pritet të emërohet drejtor sportiv i Ballkanit. Fakiq prej vitesh punon edhe si menaxher i shumë lojtarëve që janë transferuar në Ligat e huaja. Duket se të njëjtin rol, Fakiç do ta ketë edhe tek Ballkani, grumbullimin e talenteve dhe transferimin jashtë vendit.