Një nënë është ankuar se djalit të saj nuk i është lejuar mësimi në shkollë shkaku i stilit të flokëve. Trisha Jukes, 34-vjeçare, ka thënë se djali i saj Jordan Waterfield fillimisht ishte dërguar në izolim, para se mësuesit ta urdhëronin që të largohej nga shkolla, raporton Daily Mail. Stafi i shkollës “RSA Academy” në Tipton të Anglisë, e ka dërguar Jordanin në izolim shkaku i stilit ekstrem të flokëve. “Asnjëherë nuk e kam menduar se do të ketë problem me flokët e Jordanit, vajzat në shkollë shkojnë me këtë stil flokësh, pse nuk mundet djali im”, ka thënë Trisha Jukes. “Isha e shokuar kur mësova se djali ishte në izolim shkaku i stilit të flokëve, të cilat nuk po e bezdisnin askënd”, ka shtuar ajo. Pasi ka folur me disa prej mësuesve, Jukes ka thënë se ata e kanë tërhequr vendimin e tyre dhe ai se ai është kthyer në shkollë.