Apple ka pushuar nga puna një inxhinier, pasi që vajza e tij postoi një video duke treguar telefonin më të ri iPhone X. Brooke Amelia Peterson kishte xhiruar gjatë vizitës që i bëri kampusit të Apple-it për të parë babanë e saj dhe mori të shikojë një iPhone X. Videoja u bë virale dhe si rezultat Apple shkarkoi nga puna babanë e saj, për shkelje të rregullave duke i lejuar asaj që të xhirojë telefonin. Kompania zakonisht është shumë e përmbajtur rreth produkteve të saja të reja dhe në kohën e xhirimit, iPhone X ende nuk kishte dalë në publik.