Ekipi i ligës së pestë të Anglisë u mposht të hënën në mbrëmje 2 me 0 nga Arsenali, ndërsa lajmin kryesor në mediat sportive zunë pamjet e Shawt duke ngrënë gjatë ndeshjes. Pasi Federata Angleze nisi hetimet ndaj tij, Suttoni kërkoi që Shaw të tërhiqet dhe tani portieri rezervë ka pranuar të largohet, raporton Sky Sports, transmeton Koha.net. Futbollisti po hetohej pasi një kompani kishte nisur baste nëse ai do të hante diçka gjatë ndeshjes apo jo. “U zgjova sot dhe pash se një minikrizë ka nisur. Pamë se çfarë kishte ndodhur dhe me kërkesë të FA-së dhe komisionit për baste, Wayne është tërhequr nga pozita e tij”, ka thënë trajneri i Suttonit Paul Doswell.