Menaxheri i Çellsit, Antonio Konte me siguri do të largohet nga klubi londinez pas përfundimit të sezonit, bëjnë të ditur mediat angleze. Informatat më të reja janë se arsyeja e largimit do të jetë fakti se familja e trajnerit italian nuk ndjehet mirë në Londër.
Respektivisht bashkëshortja dhe vajza e Kontes iu bashkëngjitën menaxherit këtë verë, ndërsa janë të vendosur në Kobham, në afërsi të bazës për stërvitje të klubit. Megjithatë të dyjat, nuk ndjehen komode dhe qartë i kanë thënë Kontes se nuk dëshirojnë të qëndrojnë aty gjatë. Duket se edhe Konte nuk ndjehet shumë mirë në Çellsi, edhe pse ai e ka udhëhequr ekipin deri në titullin e kampionit në sezonin e parë në “Stamford Bridge”.
Ndërkohë, rezultatet jo tepër të mira të “bluve” nga fillimi i sezonit, po ashtu, nuk shkojë në favor të qëndrimit të tij në Londër. Ndërkaq, ndarja me Çellsin është edhe më e sigurt nëse dihet interesi i madh që për menaxherin italian e tregojnë PSZH dhe Milani.