Lazio hedh sytë nga Danny Welbeck i Arsenalit. Futbollisti nuk është aktivizuar shumë me “Topçinjtë” për shkak të një dëmtimi që pësoi në nëntor, por bardhekaltrit e shikojnë 28-vjeçarin si një përforcim ideal për sulmin. Por klubi Italian nuk është i vetmi që interesohet për futbollistin, pasi edhe Evertoni, Newcastle dhe West Ham janë në garë për shërbimet e Welbeck.
Skuadra nga “Goodison Park” ka bërë një hap përpara për lojtarin, të cilit për kalimin nën urdhrat e Marco Silvas i kanë ofruar 100 mijë paundë në javë. As ekipet e tjera nuk mbeten pas duke parashikuar kështu një verë të nxehtë për Welbeck.