Botërori rus u i afrohet përfundimit të fazës së grupeve dhe për disa përfaqësuese ka ardhur momenti që të bëjnë bilancet, pasi janë eliminuar nga evenimenti. Suksesi i Arabisë Saudite në ndeshjen e fundit me Egjiptin e ka bindur federatën e vendit aziatik për të mbajtur në detyrë trajnerin Juan Antonio Pizzi. Kontrata e argjentinasit do të zgjatet deri në vitin 2019, për të synuar Kupën e Azisë. Situata është krejt ndryshe në kampin egjiptian, ku kanë mbetur shumë të zhgënjyer nga argjentinasi tjetër, Hektor Kuper. Përfundimi i fazës së grupeve pa asnjë pikë nuk i ka lënë rrugë tjetër Kuperit, që ka dhënë dorëheqjen për mungesë rezultatesh. Edhe pse kishte në përbërje një nga lojtarët më të mirë në botë, sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah, Egjipti e mbylli me zhgënjim, Botërorin.