Ylli i Napolit, Marek Hamsik nuk e ka përjashtuar ndonjë largim të mundshëm të nga klubi italian, transmeton zeri.info. Reprezentuesi sllovak është bërë një prej ikonave kryesore të klubit dhe ka deri më tani ka shënuar 114 gola në 456 ndeshje me gjigandin italian. Hamsik tashmë e ka bërë të qartë se kishte refuzuar kalimin te Juventusi dhe te Milani në të kaluarën, por thotë se do të ishte e vështirë të merrte një vendim nëse për të do të shprehte interesim Barcelona apo Manchester United.
“Është e vështirë për ta thënë. Sigurisht se do të ishte vendimi më i vështirë në karrierën time. Ndoshta të gjithë ëndërrojnë që të luajnë në këto klube, por unë nuk mund të përgjigjem. Mendoj se Napoli është një prej 10 skuadrave më të mira në Evropë sa i përket aspektit të lojës dhe paraqitjes”, tha Hamsik./Zëri