Prilep, 10 korrik – Largohet mjeti shpërthyes – bombë dore e cila është gjetur afër kafenesë “Kafe in” në qendër të Prilepit.
Policia filloi ta lirojë hapësirën për lëvizje normale të qytetarëve dhe zhvillimit të qarkullimit.
Siç informojnë nga SPB Manastir, mjetin shpërthyes – bombë dore e ka gjetur rreth orës 12:10 minuta,pronari i kafenesë Goce T. dhe menjëherë e ka alarmuar policinë.
Është pritur të arrijë njësiti për antiterrorizëm nga Shkupi që të konstatohet për çka bëhet fjalë.
Ende nuk ka informacion më të detajuar për këtë situatë e cila i ka shqetësuar dhe i ka shokuar qytetarët e Prilepit.