Çmimin “Fotografia e vitit” në konkursin ndërkombëtar të fotografisë lajm “Istanbul Photo Awards” që organizohet për të tretën herë nga Anadolu Agency (AA) e ka fituar fotografia e emërtuar “Largimi nga DEASH-i” e shkrepur nga Frederic Lafargue. Në konkursin ku janë përcaktuar tre fotografitë e para nga vlerësimet e fotografive teke dhe në seri të fotografive për kategoritë lajme, sport, portret, natyrë dhe mjedis janë kryer afërsisht 25 mijë aplikime me fotografi. Në kuadër të konkursit i cili është sponsorizuar nga Turkish Airlines (THY) dhe Kryesia e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) krahas fotografisë së vitit janë dhënë edhe çmime për 22 fotografë nga 17 vende. Fituesit janë përcaktuar nga një juri ndërkombëtare profesionale në Kapadokya gjatë periudhës 19-22 mars. Fotografia e emërtuar “largimi nga DEASH-i” e realizuar në Irak për Paris Match nga fotoreporteri francez Frederic Lafargue është nderuar me çmimin “fotografia e vitit” nga juria ndërkombëtare.
“Largimi nga DEASH-i” fiton çmimin “Fotografia e vitit”
Leave a comment