Ivan Rakitic duket se do të largohet nga Barcelona qysh në afatin kalimtar të janarit. Mesfushori kroat ka humbur pozitën e titullarit dhe kjo nuk po i pëlqen atij.
Pas pesë sezoneve të kaluara në Camp Nou, Rakitic do të largohet nga Barcelona në janar. E ardhmja e kroatit duket se do të jetë në elitën e futbollit italian, Serie A. Janë dy skuadrat, Inter dhe Juventus që kanë shfaqur interesim të madh për lojtarin.